Loading…
Recetë: Gurabija në kushte shtëpie
  • 14/04/2019 | 12:24

Recetë: Gurabija në kushte shtëpie

Ju nevojiten vetëm 15 minuta për të përgatitur gurabijet më të shijshme të përgatitur nga duart tuaja, transmeton Gazeta Metro.


Receta më poshtë do ua lehtësojë punën.

Përbërësit e nevojshëm:

200 gr miell i tipit 400

60 gr niseshte

pak kripë

230 gr gjalpë

pak sheqer pluhur

Mënyra e përgatitjes:

Në një enë kombinoni të gjithë përbërësit përveç sheqerit pluhur. Përzini mirë me dorë. Më pas e mbështillni me një letër kuzhine dhe e vendosni në frigorifer për 1-2 orë.

Merrni një tavë dhe e lyeni me gjalpë. Sipër vendosni gurabijet, me një distancë nga njëra-tjetra. Vendosini në furrë për 10-15 minuta.

Në fund i shërbeni në një pjatë dhe sipër i shtoni sheqer pluhur./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë