Loading…

Recetë interesante që duhet provuar: ‘Gibanica’ me ajvar dhe kërpurdha

  • 25/03/2020 | 17:37

Recetë interesante që duhet provuar: ‘Gibanica’ me ajvar dhe kërpurdha

Kjo recetë mbanë emrin “Gibanica” dhe është e lëngshme, me ajvar dhe kërpudha, recetë kjo e cila është ideale për një mëngjes të shijshëm për të gjithë familjen, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

500 g kore të hollë për byrek

2 hudhër

400 g kërpudha

4 lugë gjelle Ajvar

2 dl ujë mineral

1 dl vaj

krip dhe piper

Mënyra e përgatitja:

Pritini hudhrat në kube së bashku me kërpudhat dhe fërgojini deri sa lëngu të shterrët i gjithi. Shtoni ajvar, ndërsa para se të përfundoj fërgimi shton melmesat.

Tepsinë e rrumbullakët lyejeni me vaj, pastaj vendosni së pari dy peta. Shtoni pak nga filli dhe mbulojeni me petë. Këtë vazhdojeni derisa të ju mbarojnë përbërësit.

Pastaj sipër shtoni vaj ulli dhe ujin mineral.

Piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë derisa të skuqet lehtë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë