Loading…

Recetë: Kinoa me lule kungulli

  • 31/07/2020 | 19:40

Recetë: Kinoa me lule kungulli

Kinoa me lule kungulli është një recete 100% e shëndetshme, vegane dhe pa përmbajtje gluteni. Lulet e kungullit janë një përbërës i shkëlqyer të cilat përveç vlerave te tyre ushqimore, e bëjnë çdo pjate më të sofistikuar duke i dhënë një shije të veçante.


Përbërësit

150gr kinoa

300ml ujë

2 kunguj mesatar, të prerë në kubik

2 karota mesatare, të prerë në kubik

10-15 lule kungulli, të pastruara nga pistili dhe të prera në mënyre gjatësore

1 dege trumzë të freskët

lëkuren e grire të 1 limoni

vaj ulliri ekstra të virgjër

kripë

piper te zi të sapo bluar

Lajme shumë mirë kinoan nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm derisa uji të rezultojë plotësisht transparent. Kjo procedure është e domosdoshme për të eliminuar shijen e hidhur që kanë farat e kinoas në sipërfaqe. E vendosim të zieje në zjarr mesatar me kapak mbyllur duke i shtuar një majë luge kripë dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri derisa kinoa ta ketë thithur plotësisht ujin. E heqim nga zjarri dhe e lëmë me kapak mbyllur për të paktën 15 minuta. Pas kësaj, e transferojmë në një tas dhe e leme të ftohet.

Kaverdisim në vaj ulliri karotat duke shtuar një filxhan kafe ujë. Shtojmë kungullin dhe vazhdojmë kaverdisjen edhe për pak minuta. Perimet duhet te rezultojne krrokantë, jo plotësisht të buta. Shtojmë në fund edhe lulet e kungullit të prera në mënyre gjatësore, i kriposim, piperosim dhe i lëmë edhe për maksimumi 1 minutë tjetër me kapak mbyllur. I shtojmë perimet tek tasi me kinoa, e rregullojmë me pak vaj ulliri, lëkuren e limonit të grire, trumzën e freskët dhe i përziejmë mire. E shërbejmë në temperature ambienti ose të ftohtë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë