Loading…
Recetë: Kokteil ‘Bloody Mary’
  • 12/06/2019 | 12:16

Recetë: Kokteil ‘Bloody Mary’

Bloody Mary është një kokteil me shije fantastik,  ku për bazë ka vodkën dhe lëngun e domates, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

500 ml lëng domateje

5 lugë çaji salcë Worcestershire

1 lugë çaji tabasko

gjysmë kokrre limon

3 degë selino

3 lugë çaji biter

50 ml vodka

kastravec

karotë

kube akkulli

Mënyra e përgatitjes:

Hidhni lëngun e domates në një gotë të madhe. Shtoni kripë, piper dhe 5 lugë çaji salcë Worcester.

Shtoni 1 lugë çaji salcë Tabasko, lëngun e limonit, 3 degë selino dhe 3 lugë çaji biter aromatik.

Kalojeni në blender. Hidheni më pas në një gotë. Shtoni 50 ml vodka dhe disa kube akulli në një gotë tjetër.

Hidhni kokteilin dhe përziejini mirë. Servireni me pak kastravec, karotë dhe 1 degë selino./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë