Loading…

Recetë: Kungull i pjekur me djathë

  • 31/07/2021 | 13:41

Recetë: Kungull i pjekur me djathë

Ju sjellim një recetë të thjeshtë të kungullit të pjekur me djathë të njomë. Nuk ka asgjë më të shijshme.


Përbërësit:

1 lugë gjelle gjalpë

1 lugëz hudhër pluhur

piper cayenne

1 ½ filxhan ajkë për gatim

1 ½ kungull të prerë në copë

kripë

piper i bluar freskët

½ filxhan parmezan

1 ½ lugëz sherebelë të thatë

1 filxhan djath të njomë

Furrën ngroheni në 200 gradë. Tavën lyejeni me gjalpë. Në një enë bëni bashkë hudhrën pluhur dhe piperin cayenne bashkë me shtalpën për gatim. Gjysmën e kungullit të prerë vendoseni në tavën për pjekje, kriposeni dhe piperoseni. Sipër kungullit të renditur hidhni ¼ filxha parmezan dhe ¾ e lugëzës me sherebelë të thatë. Shtroni edhe shtresën tjetër me kungullin e prerë dhe edhe këtë kriposeni e piperoseni. Masën me shtalpë hidheni mbi kungullin e përgatitur dhe hidhini gjithashtu pjesën e mbetur të sherebelës. Mbulojini me folie alumini dhe vendosini në furrën e nxhetë derisa të zbuten ose për 55 minuta. Pastaj largojani folien e aluminit, hidhini djathin e grirë në rende dhe spërkateni me pjesën e mbetur të djathit parmezan. Kthejeni në furrë derisa të shkrijë djathi dhe kungulli të marrë një ngjyrë të bukur të artë (për 6-10 minuta). Ju bëftë mirë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë