Loading…

Recetë: Lazanja në mënyrë meksikane

  • 15/04/2019 | 16:33

Recetë: Lazanja në mënyrë meksikane

Një recetë e ngjashme me lazanjën, ky byrek është një “lazanja meksikane”! Pjatë pikante me krem kosi, salcë, marule dhe domate, transmeton Gazeta Metro.


900 gr mish viçi

1 qepë e copëtuar

2 lugë çaji hudhër pluhur

900 gr ullinj të zinj

1.8 kg spec gjelbër

4.5 kg domate

7.3 kg salcë e kuqe pikante

7.3 kg fasule

12 petulla tortilla

4 kg djathë

Nxehim paraprakisht furrën në 175 gradë C. Në një tigan të madh mbi temperaturë mesatare, trazojmë mishin e viçit për 5 minuta.

Shtojmë qepë dhe hudhër dhe i trazojmë edhe për 5 minuta të tjera. Largojmë yndyrën e tepërt, nëse dëshirojmë.

Përziejmë me ullinjtë, specatë jeshilë djegës, domatet bashkë me specat jeshilë, salcën tako dhe fasulet. Trazojmë përzierjen, ulim nxehtësinë dhe e lemë të ziejë për 15 deri në 20 minuta.

Përhapim një shtresë të hollë të përzierjes së mishit në fund të tavës. E mbulojmë me një shtresë tortillash duke i hedhur më pas më shumë nga përzierja e mishit dhe më vonë një shtresë djathi.

Përsërisim të njëjtën gjë duke hedhur mish dhe djathë, derisa të gjitha tortillat të jenë përdorur, duke i lyer nga jashtë me një shtresë përzierjeje të mishit dhe djathit.

I pjekim për 20 deri në 30 minuta në furrën e nxehur që më parë, ose derisa djathi të bëhet pak kaf dhe me flluska./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë