Loading…
Recetë: Një pjatë dietale me makarona
  • 15/03/2019 | 16:53

Recetë: Një pjatë dietale me makarona

Kjo pjata italiane është dietale ku do të kënaqeni me aromën dhe shijën fantastike, transmeton Gazeta Metro.


Ne ju paraqesim një recetë me makarona, specialitet italianë “pasta ala norma”. Është i shijshme dhe ju ngopin, ndrësa pasi që nuk përmban përbërës me origjinë shtazore, ju mund ta përgatisni atë në ditët kur ju  lejohet të përdorni vaj në përgatitjen e ushqimit.

Përbërësit e nevojshëm:

600 gram patëllxhan

400 gram makarona pa vezë

Konserva të pires së domatës (rreth 400 gram)

tre thelbinjë hudher

tre domate të mesme

1 litër lëng supe me shije perimesh

bërzilok të freskët

vaj ulliri

kripë dhe piper

Mënyra e përgatitjes:

Lani patëllxhanin, prerë skajet dhe prerë në kube të vogla. Në një enë të madhe, vendosni në zierje ujin për makaronat, dhe shtoni një kubë supe perimesh, dhe kur ajo vlon, vendosni kubet e patëllxhanit. Zieni patëllxhanin për rreth tetë minuta, pastaj kontrolloni atë.

Në një tigan të madh, ngrohni vajin e ullirit dhe shtoni hudhërën e imëtësuar. Shtoni patëllxhanin e shtrydhur nga uji, pirenë e domateve.

Kur uji i makaronave të vloj, shtoni ato në ujë, pastaj kripën dhe përgatiteni sipas udhëzimeve në paketim.

Kulloni makaronat, shtoni salcë dhe shtoni basilik të freskët. Pjata e më e shijshme është gati për t’u shërbyer./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë