Loading…

Recetë: Një pjatë me perime dhe salcë kosi

  • 18/11/2019 | 17:02

Recetë: Një pjatë me perime dhe salcë kosi

Një drekë e shkëlqyer për fillim të javës është ajo që është e shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur. Një pjatë e tillë është kjo me perime dhe salcë kosi, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

2 patëllxhanë më të vegjël ose një të madh

2 patate të mesme

3 deri në 4 speca dollma, preferohet të jenë të kuq

krip dhe piper

pak miell

2 dl krem ​​ose salcë kosi me një përqindje më të lartë të yndyrës.

Mënyra e përgatitjes:

Pritini specat dhe skuqeni në vaj për një kohë. Pritini patëllxhanët në feta dhe qepën, dhe shtoni kripë që të lëshoj ujin dhe kullojeni mirë. Pritini patatet në feta shumë të holla dhe derdhni mbi ujë të valë, pastaj përpunoni pas disa minutash.

Në një tigan me yndyrë vendosni një rend specash, një rend patëllxhanësh, një rend patatesh dhe përsëriteni kështu deri sa të ju mbarojnë.

Nëse dëshironi, kriposni perimet dhe i spërkatni lehtë me miell. Piqni perimet në furrë në rreth 200 gradë për rreth 20 minuta. Hidhni sipër salcën e kosit dhe kthejeni në furrë për t’u pjekur.

Kjo pjatë mund të hahet pa e shoqëruar me ndonjë gjë apo nëse dëshironi mund ta shoqëroni me mish./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë