Loading…

Recetë: Një pjatë plot shije me kofsha pule dhe perime

  • 08/11/2019 | 17:23

Recetë: Një pjatë plot shije me kofsha pule dhe perime

Kjo është një recetë për një të shijshme dhe të lehtë për t’u gatuar, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

450 g bizele të ngrira

3 kofsha pule

2 karota të mëdha

1 tufë majdanoz

1 kokë më e madhe qepë

1 vezë

3 lugë vaj

disa lugë miell

krip dhe piper

spec i kuq terren

1.5l ujë

Mënyra e përgatitjes:

Pritini qepën në copa të vogla, dhe karotat dhe majdanozin në kubikë pak më të mëdhenj. Ndani mishin e pulës nga kocka dhe preri në kube. Nxeheni vajin mbi nxehtësinë mesatare dhe shtoni qepën. Përzieni për disa minuta deri sa të merr një ngjyrë të verdhë, pastaj shtoni karotat dhe përzieni gradualisht derisa të zbuten pak.

Kripë dhe piper i shtoni sipas dëshirës tuaj. Shtoni mishin, zieni të gjithë së bashku për 5 deri në 7 minuta, pastaj mbulojeni me ujë të ngrohtë. Pastaj shtoni bizele të ngrira dhe gatuajeni për 10 minuta. Përderisa gatuani, përzieni një vezë, shtoni pak kripë dhe disa lugë miell. Përzierja duhet të jetë mjaft e trashë.

Në fazën e fundit të gatimit, vendosni dy lugë çaji piper të kuq të grirë në zierje dhe më fund fare shtoni majdanozin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë