Loading…
Recetë: Patate të ëmbla muffins
  • 15/04/2019 | 23:13

Recetë: Patate të ëmbla muffins

Patate të ëmbla me muffins janë një recetë ideale për mëngjes. Përgatitini ato për të provuar një shije ndryshe, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

600 gr patate e ëmbël

4 qepë

6 vezë

3 lugë gjelle gjizë

250 gr miell

50 gr djathë

1 lugë gjelle fara luledielli

Mënyra e përgatitjes:

Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 180 gradë Celcius.

Qëroni patatet e ëmbla, grijini në rende dhe shtojini në një tas.

Copëtoni qepët dhe shtojini në enën me patate. Shtoni më pas vezët, gjizën dhe miellin.

Hidhni gjithashtu djathin e grirë dhe pak fara luledielli dhe rregullojini me pak kripë dhe piper të zi. Përziejini mirë në mënyrë që të përftoni një masë homogjene.

Lyejini format e kifleve me pak yndyrë dhe mbushini me masën e përgatitur.

Hidhni mbi to farat e mbetura të lulediellit dhe vendosini në furrë të piqen për rreth 50 minuta.

Mund t’i ruani në frigorifer edhe për disa ditë./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë