Loading…
Recetë: Patëllxhan të mbushur
  • 23/03/2019 | 15:04

Recetë: Patëllxhan të mbushur

Patëllxhanët kanë nivele të ulëta të yndyrës, kolesterolit dhe kripës. Prandaj Shije ju sjell recetën e patëllxhanëve të mbushur për ti shijuar dhe njëkohësisht për të fituar shumë nga ato, transmeton Gazeta Metro.


Ja si t’i gatuan:

1 patëllxhan

1 qepë të kuqe (e prerë imët)

2 kërpudha (të prera imët)

vaj ulliri (ekstra i virgjër “Olitalia”)

salcë (mishi “Gran Ragu” Star)

kripë

piper

koncentrat perimesh (Star)

Mënyra  epërgatitjes:

Ndani patëllxhanin në dy pjesë dhe u hiqni tulin. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën dhe shtoni dy lugë nga salca.

Trazojini mirë dhe shtoni kërpudhat. Marinojini me kripë dhe erëza të ndryshme. Shtoni një tabletë perimesh dhe i përzieni mirë.

Në një tavë vendosni patëllxhanët dhe i mbushni me masën e përgatitur.

Sipër i vendosni  djathë mozarela dhe e fusni në furrë për ti pjekur në temperaturë 180 gradë, për 30 minuta./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë