Loading…

Recetë: Patëllxhanë me birrë

  • 20/09/2019 | 22:03

Recetë: Patëllxhanë me birrë

Një recetë speciale e patëllxhanëve të skuqur me birrë, do të ju shijojnë pa masë, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

2 patëllxhan

350 ml birrë

200 gr miell

kripë

piper i zi

vaj luledielli

Mënyra e përgatitjes:

Pastroni patëllxhanët dhe prini në feta mesatare rrumbullake ose për së gjati. Vendosini në një kullesë me pak kripë dhe lërini për rreth 50 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të pastër.

Shtoni birrën së bashku me miellin në një tas dhe përzieni së bashku. Hidhni kripë dhe piper dhe transferoji në një enë plastike me kapak. Vendosini në frigorifer për 30 minuta.

Vendosni një tigan me vaj në zjarr. Më pas zhysni patëllxhanët në përzierjen me miell dhe birrë dhe renditini në tigan.

Skuqini për rreth 2 minuta derisa të marrin një ngjyrë të artë./gazetametro.net

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë