Loading…
Recetë: Petulla shtëpie me kungull
  • 12/06/2019 | 00:06

Recetë: Petulla shtëpie me kungull

Përgatitja e petullave me kungull në këtë mënyrë është pak e njohur. Por shija e tyre është shumë fantastike dhe e veçantë. Mund t’i përgatisni çdo mëngjes për të vegjlit tuaj, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:.

400 gr miell
2 kungulleshkë të grirë në rende
1 karotë e grirë në rende
1 lugë maja
300 ml qumësht
2 fije qepë e njomë të njoma, të grira
50 ml vaj
kripë
piper

Mënyra e përgatitjes:

Në një tas hedhim të gjithë përbërësit dhe i përziejmë mirë derisa të marrim një masë të plotë.

E lëmë brumin të qetësohet pak, ndërkohë vëmë tiganin në zjarr.

Shtojmë vajin dhe pasi të jetë nxehur mirë, me një lugë gjelle hedhim petullat një e nga një dhe i skuqim. Ju bëfshin mirë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë