Loading…
Recetë: Pite të mbushura me proshutë pule dhe djathë
  • 15/04/2019 | 20:22

Recetë: Pite të mbushura me proshutë pule dhe djathë

Proshuta e pulës dhe djathi i grirë do ti bëjnë këto pite integrale, pjatën tuaj të preferuar. Ju marrin fare pak kohë për ti përgatitur dhe janë shumë të shijshme, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nëvojshëm:

1 pako pite ( mundësisht integrale)

2 lugë gjelle krem djathi

3 domate qershi

djathë

proshutë

3 gjethe sallatë të gjelbër

piper i kuq

Mënyra e përgatitjes:

Në fillim merrni piten integrale dhe e lyeni të gjithën me krem djathi. Vendosni domatet qershi të ndara përgjysmë, piperin, djathin e grirë, proshutën e pulës, fletat e sallatës të lara mirë dhe rrotullojeni piten me kujdes.

Tani e ndani përgjysmë dhe e vendosni në një tavë. Futeni në furrë për 10 minuta në temperaturë 180 gradë.

Merrni një pjatë dhe vendosni pak sallatë të prerë imët, 2 domate qershi prerë përgjysmë dhe pak piper të kuq.

I vendosni sipër piten e ndarë në disa pjesë të vogla. Grini sipër djathin dhe është koha për ti shijuar./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë