Loading…
Recetë: Qofte në salcë jogurti
  • 12/09/2019 | 16:59

Recetë: Qofte në salcë jogurti

Kjo sigurish që është një nga ato receta të shpejta dhe të lehta, dhe nuk kanë shumë yndyrë, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

Për qoftet:

500 gram mish të grirë

1 qepë

4 thelbinjë hudhër të re

tulin e bukës

pak qumësht

2 vezë

gjysmë luge pluhur pjekje

vaj

krip dhe piper të zi

Për salcën:

200 ml jogurt

2 tube majdanoz

Pak borzilok

një thelbin të vogël hudhër

një lugë vaj ulliri

krip dhe pipër

Mënyra e përgatitje:

Në mishin e grirë shtoni vezët, qepën dhe hudhrën e grirë imët, gjysmë lugë çaji pluhurin për pjekje, tulin e bukës fillimisht zhyteni në qumësht dhe më pas kullojeni dhe shtoni në mish. Mishit i shtoni krip dhe piper sipas shijes dhe bëjeni topa. Bëjeni secilën me miell dhe skuqni në vaj.

Prisni imët qepën, majdanozin dhe borzilokun. Në një enë më të thellë, përzieni mirë vajin e ullirit dhe kosin, pastaj shtoni borzilokun, qepën dhe majdanozin.

Shtoni krip dhe piper sipas shijes dhe në një pjatë vendoseni salcën dhe sipër saj topat e mishit dhe pjata është e gatshme për tu shërbyer./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë