Loading…

Recetë: Supë e ftohtë greke që nuk kërkon të përgatitet

  • 11/09/2019 | 10:54

Recetë: Supë e ftohtë greke që nuk kërkon të përgatitet

Kjo është një para-ngrënie shumë e shijshme që ju patjetër do doni të provoni dhe pasi që ta provoni do ta konsumoni më shpesh, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

1 kg domate të pjekura

200 g kos

200 ml ujë të ftohtë

70 ml vaj ulliri ekstra të virgjër

piper të zi

1 degëz nenexhiku

30 ml lëng limoni

2 lugë çaji kripë

Mënyra e përgatitjes:

Qëroni domatet dhe i bluani. Shtoni kosin, ujin e ftohtë, lëngun e limonit, piperin e zi, vajin e ullirit dhe gjethet e nenexhikut. Kurseni pak gjethe për garniturë.

Vendoseni në një blender për 2 minuta me shpejtësinë maksimale, ose nëse përdorni një mikser dore, përzieni mirë deri sa të fitoni një masë homogjene.

Shtoni lëng limoni dhe kripë dhe piper sipas shijes suaj. Shërbejeni supën menjëherë ose ftohni për një ditë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë