Loading…

Recetë: Supë me perime dhe fileto pule

  • 26/03/2020 | 22:20

Recetë: Supë me perime dhe fileto pule

Filetoja e pulës do ta bëjë më joshëse këtë supë ndërkohë që perimet do t’ju japin vlerat ushqyese aq të nevojshme për organizmin tuaj. Ndiqni hap pas hapi mënyrën sesi përgatitet dhe shijojeni, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

1 lugë gjelle gjalpë

1 filetë pule

1 qepë e grirë imët

1 spec jeshil

1 spec i kuq

2 patate të prerë kubikë

1 gotë ujë

2 koncentrat pule

2 vezë të rrahura

1 lugë gjelle miell

Mënyra e përgatitjes:

Në një tigan skuqni fileton e pulës me gjalpë. Më pas shtoni qepën, specat dhe patatet. Përzinin mirë dhe i lini për disa minuta.

Shtoni ujin dhe më pas tabletat. Pas rreth 10 minutash prisni fileton e pulës në copa të vogla, ia shtoni tenxheres dhe i fruloni.

Shtoni vezët dhe pak miell. Pas rreth 5 minutash e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë. Supa me perime dhe fileto pule është gati./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë