Loading…

Reçica: Kjo qeveri kërkon ta zhbëjë Republikën e 17 shkurtit

  • 06/07/2022 | 22:01

Reçica: Kjo qeveri kërkon ta zhbëjë Republikën e 17 shkurtit

Anëtari i PDK-së, Elmi Reçica ka thënë në emisionin Pressing në T7 se qeveria e tanishme ka për qëllim të zhbëjë atë që është punuar deri më sot, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës.


Duke folur për punën e qeverisë, Reçica ka thënë se nuk po sheh që puna e bërë deri më tani të respektohet.

“Së pari, unë mendoj që kjo qeveri nuk është duke pasur parasysh që para se të vijë në qeverisje dhe para të krijohet kjo qeveri ka pasur angazhim të vazhdueshëm që të arrihet liria dhe pavarësia e këtij vendi. Dhe nuk po shosh se asnjë nga këto nuk është duk e u respektuar”, tha ai.

“Po shoh diçka krejt tjetër. Po shoh një tendencë me ndryshu apo me zhbë atë që është bërë më 17 shkurt 2008. Këshilli gjyqësor, Këshilli Prokurorial, ajo që po mundohen të bëjnë realisht nuk na sjellin diçka të mirë. Dhe po e bëjnë pa konsensus. Pa ndryshime kushtetuese. Po kemi vërejtje nga institucione te ndryshme, të brendshme e të jashtme. Është opinion i krijuar. Një pjesë e veprimeve që i kanë ndërmarrë, s’po them që është anti-UÇK, por ka një premisë që të nënvlerësohet ajo që është bërë”, shtoi Reçica.

Ai tutje e pranon se edhe subjekti të cilit i takon nuk ka bërë sa duhet që të mbrojë punën e saj. Ai shton se PDK e ka marrë Kosovën më vetëm 680 milionë euro buxhet, ndërsa e ka lënë qeverisjen me afër 3 miliardë.

“Ka tendencë të zhbëhet e gjithë ajo përpjekje që është bërë. E gjithë rezistenca prej viteve të 90-ta”

“Problemi është që ne kemi humbur betejën për të vërtetën. Sikur në mërgim dhe këtu. Si është e mundur që PDK ka marrë buxhetin me 680 milionë e ka dorëzuar me 2.8 miliardë e tani është gjë e keqe. Deri më 2008 nuk kemi pasur qeveri tonën. Dihet se cfare qeverive kemi pasur. PDK ka qeverisur me 12 vite, por me kryeministër 7 vite”, përfundoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë