Loading…

Reciprociteti u shtye, por fushata informuese për serbët që të pajisen me targa RKS vazhdon

  • 12/08/2022 | 18:04

Reciprociteti u shtye, por fushata informuese për serbët që të pajisen me targa RKS vazhdon

Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse, po vazhdojnë fushatat informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”.


Fushata informuese i drejtohet qytetarëve të cilët posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”, apo “ĐA”, e të cilët nga data 1 shtator 2022 deri me 31 tetor 2022, duke shpjeguar mënyrën si të aplikojnë dhe të pajisen me targa “RKS”.

Të gjitha fushatat si, video-spotet, komunikatat njoftuese, banerat dhe fletushkat, iu janë adresuar dhe shpërndarë të gjithë qytetarëve pa dallime (në gjuhët shqipe dhe serbe), me qëllim të informimit të tyre me kohë, dhënies së sqarimeve të nevojshme për procedurat dhe kriteret e parapara për pajisje me targa “RKS”.

“Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar dhe do të vazhdojë të angazhohet maksimalisht për informimin e qytetarëve, asistimin në ndjekjen e hapave të nevojshme dhe mbarëvajtjen e procesit”.

“Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve kanë vazhduar më tej me përgatitjet në të gjitha komunat në Republikën e Kosovës, për të mirëpritur të gjithë pronarët e automjeteve” thuhet në kumtesë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë