Loading…

Redknapp: E di që De Jong nuk do të transferohet te Man Utd

  • 06/08/2022 | 22:05

Redknapp: E di që De Jong nuk do të transferohet te Man Utd

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp është i bindur se Manchester United nuk do të mund të nënshkruajë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong.


Unitedi ka ndjekur një marrëveshje për 25-vjeçarin De Jong, që kur u hap afati kalimtar i transferimeve të verës në qershor.

Megjithatë, Djajtë e Kuq kanë dështuar ta transferojnë deri tani dhe në garë ka hyrë fuqishëm edhe Chelsea.

Trajneri i njohur anglez, Redknapp, mendon se Unitedi nuk do të arrijnë fare ta transferojnë holandezin, pasi ai do të transferohet te Blutë.

“Tani duket se De Jong dëshiron të shkojë në Chelsea, unë e di që në fakt, ai dëshiron të shkojë në Chelsea”, ka thënë fillimisht Redknapp për The Byline.

“Man Utd nuk do ta marrë atë. Unë e kam pasur këtë nga dikush që është në krye të Man Utd, ai e ka vendosur, ai me të vërtetë dëshiron të shkojë në Chelsea”, përfundoi trajneri anglez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë