Loading…

Reeker jep lajmin: SHBA’ja do të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

  • 18/07/2019 | 12:16

Reeker jep lajmin: SHBA’ja do të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë, Philip T. Reeker,  ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të gatshme të përfshihen në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


SHBA tani do të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, këtë e ka paralajmëruar Reeker, duke thënë se kjo do të ndodhë derisa pala kosovare dhe serbe i kthehen tavolinë së bisedimeve.

Reeker për Zërin e Amerikan ka thënë që për rolin potencialisht më të fuqishëm të SHBA-së në procesin e dialogut së fundi bisedoi edhe me njeriun e parë të Departamentit të Shtetit.

“SHBA-ja është absolutisht e gatshme të përfshihet, për këtë bisedova edhe me Mike Pompeon, sepse duam përparim. Por s’e bëjmë dot për ju. Kosova dhe Serbia duhet bashkë të vendosin nëse janë të gatshme t’i kthehen dialogut”.

Reeker shtoi se fazat e hershme të dialogut në Bruksel vërtet kanë bërë dallimin në raportet mes dy vendeve duke ndikuar në zbutjen e tensionit në rajon.

Aktualisht zyrtari më i lartë në DASH që merret me Ballkan ka thënë se beson që tek të dyja palët ekziston vullneti që të gjendet zgjidhje për dialog./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë