Loading…

Referendumi i Serbisë në Kosovë, reagon OSBE’ja: Pa pëlqimin e të gjithëve nuk është e mundur të kryejmë këtë operacion

  • 15/01/2022 | 16:00

Referendumi i Serbisë në Kosovë, reagon OSBE’ja: Pa pëlqimin e të gjithëve nuk është e mundur të kryejmë këtë operacion

OSBE në Kosovë ka njoftuar se për shkak se nuk ka pasur pëlqimin e të gjitha palëve nuk e ka të mundur ta ndihmojë procesin e votimit në referendumin e Serbisë në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një deklarate për medie, nga OSBE kanë thënë se në mungesë të pëlqimit të të gjitha palëve është e pamundur që të bëjnë mbledhjen e votave për referendumin e Serbisë në Kosovë.

“Në mungesë të pëlqimit të nevojshëm, siç është bërë e qartë në deklaratat e mëparshme, dhe siç u është komunikuar të gjitha palëve, nuk ka rezultuar e mundur që Misioni të kryejë një operacion të tillë me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë njoftimi i plotë i OSBE’së i postuar në faqen e tyre në Facebook:

Misioni i OSBE-së në Kosovë po monitoron nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me referendumin serb. Misioni i OSBE-së ka qenë i gatshëm të kryente një operacion për mbledhjen e votave në përputhje me precedentin e mëparshëm dhe me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse, dhe me të vërtetë kishte ofruar një gjë të tillë.

Kërkesa thelbësore për kryerjen e një operacioni të tillë është pëlqimi i të gjitha palëve. Në mungesë të pëlqimit, nuk është e mundur që misioni të kryejë një operacion të përmasave të tilla, i cili duhet të respektojë standardet më të larta profesionale zgjedhore. Për më tepër, në kohët e pandemisë, planifikimi dhe zbatimi i një operacioni të tillë kërkon kohë shtesë për të garantuar sigurinë e stafit mbështetës zgjedhor dhe votuesve.

Në mungesë të pëlqimit të nevojshëm, siç është bërë e qartë në deklaratat e mëparshme, dhe siç u është komunikuar të gjitha palëve, nuk ka rezultuar e mundur që Misioni të kryejë një operacion të tillë me këtë rast. Ambasadori Davenport e përsëriti këtë mesazh në një letër dërguar Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë më 14 janar dhe ambasadori e ritheksoi qëndrimin në një bisedë telefonike me Dr. Petar Petkoviq mëngjesin e sotëm të 15 janarit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë