Loading…

Reforma e Macron në pensione: Franca bllokohet nga greva më e madhe ndër vite

  • 05/12/2019 | 16:40

Reforma e Macron në pensione: Franca bllokohet nga greva më e madhe ndër vite

Greva më e madhe në mbarë vendin e Francës ndër vite, ka bërë që shkollat të mbyllet e transporti të bllokohet, transmeton Gazeta Metro.


E tërë kjo nis si shenjë zemërimi për reformat e planifikuara të pensione, të cilat do bënin që njerëzit të dilnin në pension më vonë ose të përballeshin me pagesa të reduktuara.

Punëtorët e shkollës dhe transportit janë bashkuar në këtë grevë, bashkë me avokatët dhe stafin e spitalit e aeroportit për një ndjekje të përgjithshme që mund të përfshijë miliona njerëz.

Presidenti Emmanuel Macron dëshiron të prezentojë një sistem universal të bazuar në pikat e pensioneve. Kjo do të zëvendësonte sistemin aktual të Francës, i cili ka 42 skema të ndryshme pensioni për sektorët e tij privat dhe publik, me ndryshime në moshën e pensionit dhe përfitimet,.
”Ajo që ne kemi për të bërë është mbyllja e ekonomisë”, tha zyrtari i sindikatës Christian Grolier.

Ministri i brendshëm Christophe Castaner, tha në prag të grevës se ai pret pothuajse 250 demonstrata në tërë vendin, disa prej të cilave ai tha se mund të ktheheshin në të dhunshme.

Vendet e njohura turistike përfshirë Kullën Eiffel, Musee d’Orsay dhe Pallatin e Versajës janë mbyllur gjatë ditës.
Që nga mesdita, policia në kryeqytetin e Parisit tha se kishte arrestuar 18 persona përpara një marshimi të planifikuar drejt Place de la Nation, i cili ishte caktuar të fillonte në ora 14:00. Dyqanet në rrugën e protestës u urdhëruan të mbyllen. Ndërsa në disa qytete protestuesit hodhën predha ndaj policisë, ndërsa këta të fundit reaguan me gazlotsjellës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë