Edhe njëherë është theksuar se reforma e Administratës Publike është njëri prej kritereve të Bashkimit Evropian për proceset e integrimeve evropiane.
Kjo deklaratë u përsërit edhe sot nga ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, ku Yagcilar është kryesues i këtij këshilli.
Ai, tha se aktualisht janë në proces të hartimit të Strategjisë për Planifikim dhe Koordinim të Politikave.
Ndërsa si prioritet të këtij Këshilli u theksua se janë Ligji për Shërbyesit Civil, Ligji për Pagat dhe Ligji për Administratë Publike.
Të gjitha këto ligje sipas ministrit Yagcilar, mundësojnë përfitimin financiar të Kosovës nga Komisioni Evropian./gazetametro.net