Loading…

Refuzimi i gazpërçuesit amerikan, kryeministri grek anulon takimin me presidenten Osmani në New York

  • 28/09/2021 | 20:43

Refuzimi i gazpërçuesit amerikan, kryeministri grek anulon takimin me presidenten Osmani në New York

Çështja për vonesën dhe refuzimin e projektit për gazsjellësin, në Kosovë ka nisur të marrë jehonë edhe më të madhe në arenën ndërkombëtare dhe kështu skandali i Qeverisë lidhur me këtë çështje vetëm sa po thellohet, shkruan Gazeta Metro.

Metro sot ka raportuar ekskluzivisht se Qeveria e Kosovës ka refuzuar të përmbush të gjitha kushtet nga Qeveria amerikane që do kompletonin përgatitjet për nisjen e prokurimeve për gazpërçuesin që vitin e ardhshëm.

Lidhur me këto çështje, burime të Metros brenda MPJ’së, bëjnë me dije se kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka anuluar takimin me presidenten Vjosa Osmani në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së në New York.

Ky anulim i takimit nga kryeministri grek, ka ardhur pas të gjitha zhvillimeve në lidhje me çështjen e gazit.

Njoftimin për anulim të takimit në mes Mitsotakis-Osmani, pala greke e ka bërë me 17 shtator, sipas burimeve të Metros brenda MPJ’së.

Ditë më parë presidentja Osmani është pyetur se pse Kosova po refuzon çështjen e gazit. Ajo në intervistë për DW, duke mos ditur si të e arsyetojë vonesën e Qeverisë dhe refuzimin për këtë temë, ka thënë se s’ka refuzim dhe se thjeshtë çështja është duke u shqyrtuar nga institucionet relevante, megjithatë ajo ka thënë se a i përket aspektit gjeostrategjik, Kosova s’ka rrugëdalje tjetër përpos të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /gazetametro.net

Thellohet skandali me gazpërçuesin

Presidentja Osmani për punën e gazsjellësit: Kosova s’mund të ketë rrugëdalje tjetër, përpos bashkëpunimit me SHBA’në

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë