Loading…

Refuzohet anëtarësimi i Kosovës në Eurovizion

  • 28/06/2019 | 14:32

Refuzohet anëtarësimi i Kosovës në Eurovizion

Unioni Transmetues Europian (EBU) ka vendosur që të mos e pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Kundër pati 673 vota, ndërsa përmes 400 votave u kërkua ndryshimi i Statutit, transmeton Gazeta Metro.


Mes tjerash, kjo nënkupton që Kosova  nuk do të mund të marrë pjesë në garën e Eurosongut për vitin 2020.

Arsyeja kryesore pse Kosova nuk mund të bëhet anëtare e EBU-së me të drejta të plota është për faktin se vendi ynë nuk është anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve.

Bordi gjeneral sot në Oslo votoi për ndryshimin e statutit të EBU-së që do t’ia mundësonte anëtarësimin edhe atyre vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve.

Mirëpo, ky propozim nuk kaloi.

Më 673 vota “kundër” dhe 400 vota “për” u pamundësua ndryshimi i statutit dhe kësisoj Kosova mbeti jashtë Eurosongut edhe për një vit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë