Klubi gjerman, Borussia Dortmund, besohet që së fundmi ka refuzuar një ofertë 100 milionëshe të Manchester Unitedit për Jadon Sanchon, transmeton Gazeta Metro.
Ylli i ri anglez vazhdon të jetë objektivi kryesor i ‘Djajëve të Kuq’ për afatin kalimtar të verës, mirëpo nuk po arrin të dakordohen rreth çmimit me Borussia Dortmundin.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka shkruar se klubi gjerman së fundmi ka refuzuar një ofertë 100 milionëshe të klubit anglez – 80 milionë para të gatshme dhe 20 milionë tjera në formë të bonuseve.
Borussia Dortmund besohet se po kërkon së paku 120 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin që të largohet, në të kundërten janë të gatshëm ta mbajnë në skuadër edhe më tej.
Ndryshe, Jadon Sancho ka kontratë të vlefshme me Dortmundin deri në verën e vitit 2023. /gazetametro.net