Loading…

Refuzoi 35 milionë dollarë për shkak të gruas: Ja çka i tha Amal

  • 06/12/2021 | 15:50

Refuzoi 35 milionë dollarë për shkak të gruas: Ja çka i tha Amal

Aktori super seksi, George Clooney ka zbuluar se dikur kishte refuzuar një ofertë prej 35 milionë dollarësh për t’u shfaqur në një reklamë të linjave ajrore, transmeton Gazeta Metro.


Clooney’t iu ofrua një shumë e pabesueshme parash për një ditë pune, por gruaja e tij, avokatja e të drejtave të njeriut, Amal, e bindi se nuk ia vlente sepse ishte e lidhur me një “vend të dyshimtë”.

“Më ofruan 35 milionë dollarë në ditë për të punuar për një reklamë për linja ajrore, por fola me Amal për këtë dhe vendosëm që nuk ia vlente. Ishte një vend që, edhe pse një aleat, ndonjëherë është i diskutueshëm, kështu që mendova: Nëse më duhet qoftë edhe një minutë për të fjetur, nuk ia vlen”, tha Clooney për Guardian.

Në intervistë, Clooney i cili është i martuar me Amal që nga viti 2014 dhe ka binjakët katër vjeçarë Ella dhe Alexander, foli gjithashtu për aftësitë e tij prindërore, duke theksuar se pavarësisht ritmit të shpejtë të jetës dhe shumë përgjegjësive, çifti nuk mbështetet tërësisht tek dadot.

“Ne nuk kemi staf me kohë të plotë sepse është shumë e rëndësishme që Amal të përfshihet. Ne kemi një dado katër ditë në javë, dhe pjesën tjetër të kohës jemi vetëm ne. Dhe gjatë izolimit ishim vetëm ne, gjatë gjithë vitit! Ndihesha si nëna ime në vitin 1964, duke larë enët dhe duke larë nga gjashtë tura të rrobave në ditë”, tha Clooney për gazetën britanike.

Ndryshe, është diskutuar gjatë se çifti janë në një krizë, dhe sidomos gjatë ditëve të pandemisë ata nuk kanë pasur ditët e tyre më të mira, por nga asnjëra pale nuk u komentua kurrë se diçka e tillë është e vërtetë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë