Loading…

Refuzoi Kombëtaren e Kosovës, mediet serbe i gëzohen vendimit të Bislimit: Refuzoi ‘shtetin e rrem’

  • 22/03/2023 | 22:38

Refuzoi Kombëtaren e Kosovës, mediet serbe i gëzohen vendimit të Bislimit: Refuzoi ‘shtetin e rrem’

Futbollisti Urani Bislimi ka refuzuar Kombëtaren e Kosovës duke pritur për një ftesë nga Zvicra, ndërsa sipas mediave në Serbi ai ka bërë mirë pasi ka refuzuar siç e quan portali “shtetin e rrem” dhe e ka pranuar kombëtaren e vet Zvicrën.


“Arsyeja e dorëheqjes së tij është shumë e thjeshtë. Bislimi nuk dëshiron të luajë për një vend fals dhe se dëshiron që një ditë ta veshë fanellën e kombëtares së Zvicrës”, ka shkruar Informer.rs. duke vazhduar, transmeton Demokracia.

“Uran Bislimi vendosi të vazhdojë trendin e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, Ardon Jasharit, Andi Zeqirit dhe t’i qëndrojë “besnik” Zvicrës.  Bislimi ka lindur në Bazel, ka luajtur për kombëtaren e të rinjve të Zvicrës, e më pas ka pranuar ftesën e vendit të rrejshëm dhe ka debutuar për Kosovën në nëntor të vitit të kaluar në ndeshjet kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe”, ka përfundar portali.

Lidhur me refuzimin e Bislimit ka folur ditë më parë menaxheri i kombëtares Bajram Shala.

Shala tha se Bislimi e ka refuzuar sërish Kosovën, derisa Berishën e kanë pritur katër vjet.

“Uran Bislimi për herë të dytë refuzon Kosovën. ’Mërgim Berishës i kemi ofruar gjithçka, deri në detajet e fundit. Berishën e kemi pritur katër vjet e gjysmë, madje në tetor të vitit 2019 sa ka qenë pjesë e Salzburg, ai ka konfirmuar ardhjen e tij te Kosova.” , tha Shala.

Ndryshe, Uran Bislimi luan për FC Lugano, si mesfushor qendror.

Të shtunën më 25 mars, Kosova do të luajë si mysafir kundër Izraelit ndërkaq të marten më 28 mars, si vendas ndaj Andorras.

Shala: Bislimi e refuzoi dy herë Kosovën, Berishën e kemi pritur mbi katër vjet

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë