Loading…

Refuzoi Kosovën dhe Shqipërinë për Zvicrën: Futbollisti shqiptar përfundon si ushtar

  • 03/12/2019 | 16:34

Refuzoi Kosovën dhe Shqipërinë për Zvicrën: Futbollisti shqiptar përfundon si ushtar

Më siguri iu kujtohet Shani Tarashaj, futbollisti i cili para ca kohe kërkohej me ngulm nga Përfaqësuesja e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Futbollisti 24 vjeçar bëri paraqitje të mira në vitin 2016, teksa shënonte 11 gola për Grasshopper në kampionatin zviceran.

Ai ishte gjithashtu një lojtar i rëndësishëm i Zvicrës U21 dhe më pas kaloi në ekipin e parë, duke refuzuar Shqipërinë dhe Kosovën.

Atë verë kaloi tek Evertoni dhe më pas për të pati një histori dështimi, ndikuar shumë edhe nga lëndimet, raporton ‘Insporti’.

Provoi të tregonte vetën në Gjermani me Eintracht Frankfurt në Bundesliga, u rikthye te Grasshopper për të rilindur, por ishte e kotë. Edhe në Zvicër pati një lëndim, ndërkohë që tani është i huazuar nga Evertoni te skuadra e Emmenit në Holandë. Asnjë ndeshje në kampionat, katër herë në bankën e rezervistëve.

Tarashaj, duke parë këtë situatë, ka vendosur të heqë qafe shërbimin ushtarak në Zvicër dhe së fundmi po qarkullojnë fotot e tij me uniformë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë