Loading…

Regjimi islamist i Iranit masakroi protestuesit gjatë lutjeve të të premtes në xhami

  • 30/09/2022 | 21:34

Regjimi islamist i Iranit masakroi protestuesit gjatë lutjeve të të premtes në xhami

Ky incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin në jug të Iranit, Zehdan, ku policia iraniane ka hapur zjarr ndaj protestuesve, transmeton Gazeta Metro.


Pamje të xhiruara ku njësitet e forcave të sigurisë së Iranit duke shtirë me municion të gjallë drejt protestuesve në Zehdan në jug gjatë lutjeve të të premtes është postuar online ku shihen iranianë të plagosur në dukje nga plagë të armëve të zjarrit.

Të tjera xhirime shfaqin pasojat e përleshjeve mes banorëve dhe anëtarëve të forcave të sigurisë iraniane, ku protestuesit kanë tentuar të hyjnë në një stacion policie dhe qëllohen nga policia.

Protestat në rajone me shumicë etnike minoritare në Iran dhe regjimit që ka shtuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve. Në Sistan Balochistan, Irani i trembet një rebelimi të minoritetit Baloch. Kjo krahinë kufizohet me Afganistanin dhe Pakistanin ku ka pasur një kryengritje për një kohë të gjatë, përfshi përtej kufirit në Pakistan.

Në provincën jugperëndimore në Ahwaz ku jeton një minoritet i konsiderueshëm arabë, poashtu kishte protesta të premten. Ka përhapje të protestave në Iranin jugor.

Protestat në provincën e Kurdistanit dy javë më parë, por janë përhapur si në kryeqytetin Teheran dhe shumë qytete tjera. Regjimi fanatik u kujdes që në javën e parë të mos kryej masakra.

Megjithatë, tash kur protestat i kaluan dy javë regjimi ka eskaluar dhe ka kërcënuar me sulm edhe forcat Amerikane në Irak pasi sulmoi grupet opozitare Kurde me 28 shtator me drone dhe predha. Irani ka bombarduar me javë të tëra këto grupe Kurde.

Irani në publik ka dalë me raporte se paska shkatërruar një ‘komplot sionist’ për të shkaktuar kaos në Iran.

Regjimi i Iranit ka pasur në shënjestër edhe Mbretërinë e Arabisë Saudite siç pretendojnë për nxitje të protestave. Ata poashtu kanë shënjestruar figurave të popullarizuara iraniane, me pretendim se po nxisin protestat. Media e afërt me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, Tasnim, ka bërë thirrje për dënime të ashpra të ‘kriminelëve’. Ky ndryshim i retorikës nga regjimi nga tentimi i zbutjes së tensioneve madje edhe të dëmshpërblejë për vrasjen e gruas pse nuk mbajti si duhet shaminë;  në kërcënim të SHBA’së, Izraelit, dhe Gjirin Persik; e duke nisur të  masakrojë grupe minoritare në jug të Iranit.

Regjimi i Iranit ka mundësi se do të ballafaqohet me kritika nga shkollarët dhe klerikët e vet, tash kur po shtyp gratë, minoritetet, gazetarët dhe masakron protestuesit. Një raport i Iran International ka deklaruar se studentët dhe mësuesit në Qom dhe qytete tjera kanë dalë me deklaratë kundër liderit suprem ALi Khamenei. Kjo do të ishte e rëndë për regjimin poashtu pasi nuk është e qartë se sa i kthjellët  është lideri suprem dhe se regjimi mund ta humbë legjitimitetin nga lart poshtë, tani që po përballet edhe me zemërim nga mbështetësit e vet.

Rreth 80 persona janë vrarë nga regjimi në protesta, që u përhapën nga provinca e Kurdistanit në të 31 provincat e Iranit. Protesta ka tejkaluar nga zemërimi i vrasjes së Mahsa Amini, në çështje përtej të represionit të përgjithshëm të nga regjimi i Iranit dhe gjendjes së keqe ekonomike./gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë