Loading…

Regjioni separatist në Gjeorgji shpall referendum për bashkim me Rusinë

  • 13/05/2022 | 21:29

Regjioni separatist në Gjeorgji shpall referendum për bashkim me Rusinë

Presidenti i rajonit separatist të Osetisë së Jugut në Gjeorgji, Anatoly Bibilov, shpalli një referendum për bashkimin e këtij territori me Rusinë, referendum ky i cili do të zhvillohet më 17 korrik, njoftoi Kabineti i Bibilovit.


Në referendumin e ardhshëm, qytetarët e Osetisë së Jugut do t’i përgjigjen pyetjes: “A e përkrahni bashkimin e Osetisë së Jugut dhe Rusisë?”.

Siç u saktësua, Bibilov nënshkroi dekretin për shpalljen e referendumit, i “nxitur nga dëshira historike e popullit të Osetisë së Jugut për t’u bashkuar me Rusinë dhe në përputhje me nenin 50 të Kushtetutës së Osetisë së Jugut”.

Ai tha më herët se osetët e konsiderojnë Rusinë atdheun e tyre historik dhe se vendi i tij do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për t’u bashkuar me Federatën Ruse.

Siç dihet, forcat ruse pushtuan Osetinë e Jugut në gusht të vitit 2008, pasi dëbuan nga ky territor forcat gjeorgjiane. Bashkësia ndërkombëtare e cilëson Osetinë Jugore si nje territor te pushtuar nga Rusia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë