Loading…
Regjisori Hysaj: Unë s’dua ta përcjellë nënën arabisht në botën tjetër
  • 05/02/2019 | 16:02

Regjisori Hysaj: Unë s’dua ta përcjellë nënën arabisht në botën tjetër

Pas rastit të djeshëm për Sabri Beqiri nga Akrashtica e Vushtrrisë i cili jeton në varfëri të skajshme, ku u detyryar të shiste viçin për të mbuluar shpenzimet për varrimin e nënës ka reaguar edhe regjistori Fadil Hysaj, duke thënë se ai nuk e do një gjë të tillë për veten, duke u shprheur se nuk dëshiron ta përcjellë nënën e tij ‘arabiasht’, trasnmeton Gazeta Metro.


Regjisori Fadil Hysaj, përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur se Sabriu për të varrosur nënë në arabisht është dashur ta shes viçin, ndërsa vet regjisori thotë që nuk e do një vdekje të tillë.

“417 euro Bashkësia Islame e detyron një fukara me pagu për t’ia varros nanën dhe ai i shkreti detyrohet me e shit viçin për me e përcjellë nanën arabisht në botën tjetër! Nëse dëshironi një vdekje si kjo ja çfarë do ta keni! Unë jo!”, ka shkruar Hysaj.

Dy ditë më parë atij i vdiq nëna, e për ta varrosur atë, Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Vushtrri, fillimisht e detyroi të paguajë për anëtarësi shumën prej 417 eurove.

Beqiri u detyrua të shesë një viç, në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam, ani pse klerikët fetarë kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa.

Ky rast e ka irrituar masën të cilët kanë reaguar në mënyra të ndryshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë