Loading…

Regjisori i “The Greatest Showman” do të bëjë një film për Robbie Williams

  • 23/02/2021 | 18:53

Regjisori i “The Greatest Showman” do të bëjë një film për Robbie Williams

Michael Gracie, i cili është duke drejtuar “The Greatest Showman”, do të bëjë një film biografik për yllin britanik Robbie Williams. Përveç regjisë së filmit, ai do të shkruajë bashkë skenarin, transmeton Gazeta Metro.


Në një intervistë me “Deadline”, Gracie zbuloi se xhirimet do të fillojnë këtë verë dhe filmi do të tregojë historinë e një ylli të pop-it që filloi karrierën e tij si pjesë e “Take That”.

Williams është njëri nga këngëtarët më të suksesshëm, megjithëse ai nuk arriti të bëhej një yll i vërtetë në Shtetet e Bashkuara, popullariteti i tij në Evropë nuk u zvogëlua. Njëmbëdhjetë nga 12 albumet e tij solo kryesuan top listat në Mbretërinë e Bashkuar.

Gracie thotë se të gjitha këngët e Williams do të ri-regjistrohen, por nuk tha nëse këngëtari do të shfaqet në film.

“Historia është fantastike dhe unë dua ta paraqes në realitetin e saj të ashpër. Ai nuk është këngëtari ose valltari më i mirë, megjithatë ai ka arritur të shesë 80 milion albume në të gjithë botën,” tha Gracie./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë