Izer Aliu është regjisori shqiptar me origjinë nga Maqedonia i renditur ndër 10 regjisorët më të mirë në Skandinavi.
Aliu jeton dhe punon prej vitesh në Norvegji duke vjelur sukseset e punës së tij në kinematografi. Ai është diplomuar në Shkollën e Filmit norvegjez në Lilehamer, institucion në të cilin pranohen vetëm nga 6 persona për çdo dy vjet.
Suksesin regjisori shqiptar e ka arritur me filmin e tij të shkurtër “Ta mbrojmë malin” (To guard a montain), me të cilin ka fituar 11 çmime, përfshirë edhe çmimin e parë në Norvegji në kategorinë e filmave më të mirë të shkurtër për vitin 2013. Ka fituar çmimin “Karrigia e artë”, ndërsa për çmimin “Ora e qelqit” për skenarin Oskar më të mirë, ka qenë kandidat me filmin “Ta mbrojmë malin”.
Projekti i tij i ardhshëm është për fëmijët e emigrantëve të rinj që rriten në Suedi. Filmi që do të bëjë më pas është një film, që dëshiron ta xhirojë në Ballkan./gazetametro.net