Loading…

Rehatimi i familjarëve: Kurti emëron zv/ministre gruan e funksionarit të LVV’së

  • 08/04/2021 | 20:28

Rehatimi i familjarëve: Kurti emëron zv/ministre gruan e funksionarit të LVV’së

Në valën e emërimeve të familjarëve nga Qeveria Kurti, është njoftuar edhe emërimi i Dafina Gexha-Bunjakut në pozitën e zv/ministres  të Shëndetësisë, shkruan Gazeta Metro.


Dafina Gexha-Bunjaku, gruaja e funksionarit Fatban Bunjaku, është emëruar sot zv/ministre e Shëndetësisë në Qeverinë Kurti 2, ndërsa në prill të vitit të kaluar ishte emëruar anëtare e bordit të përkohshëm të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Bunjaku ka mbajtur disa funksione brenda LVV-së së Albin Kurtit. Aktualisht shërben si sekretar i një nënkomiteti të partisë.

Bashkëshorti I saj, Fatban Bunjaku, gjatë Qeverise Kurti 1, ishte emëruar këshilltar politik në Ministrinë Tregtisë.

Emërimet e familjarëve nuk janë të parët që nga formimi i Qeverisë Kurti 2, dje u njoftua se këshilltar politik i ministrit të shëndetësisë Arben Vitia, Sami Uka (vëllau i deputetit Fitim Uka).

Ndërsa xhaxhait të Glauk Konjufcës iu bë një vend si këshilltar i ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë