Loading…

Reinhardtit i ishte vjedhur revolja në Mitrovicë

  • 02/12/2021 | 15:14

Reinhardtit i ishte vjedhur revolja në Mitrovicë

Ish-komandantit të KFOR-it, gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili vdiq sot i kishte ndodhur diçka shumë e pazakonshme gjatë mandatit të tij në Kosovë.


Derisa po e qetësonte një protestë në Mitrovicë, në shkurt të vitit 2000, atij i ishte vjedhur revolja zyrtare. Incidentin ai e kishte konfirmuar në një intervistë për prestigjiozen The New York Times, duke pranuar se kishte ndodhur gjatë një momenti kur shqiptarët e kishin mirëpritur angazhimin e tij për të ndalur përplasjen e tyre me serbët e veriut, njofton Klankosova.tv.

“Njerëzit më preknin, më tërhiqnin dhe më zgjatnin duart, dhe ajo (revolja) u zhduk,” kishte thënë ai. “Kështu ndodhi. Ani çka?”, pati thënë ai, duke mos e cilësuar rastin si shumë serioz. “Për mua më e rëndësishmja ishte të parandaloja turmën nga të qenit e dhunshme, dhe kur ne iu tham të shkonin në shtëpi, ata shkuan.” Ai, pati pranuar se, zakonisht revolja ishte e lidhur me kallëpin, por në ditën e incidentit, i ishte këputur zingjiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë