Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Edoardo Reja ka publikuar listën prej 24 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Më 12 nëntor, me fillim nga ora 20:45 Shqipëria d të jetë mysafire e Kombëtares së Anglisë, kurse tre ditë më vonë zhvillon ndeshje në shtëpi kundër Andorrës, përcjell KosovaPress.
Në krahasim me grumbullim e fundit, lista ka pak ndryshime, kur rikthehen lojtarët si Albi Doka dhe Qazim Laçi, kurse nuk është përfshirë mbrojtësi Berat Gjimshiti për shkak të lëndimit që kishte pësuar në ndeshjen kundër Hungarisë.
Skuadra e grumbulluar do të nisë përgatitjet për këto dy ndeshje nga dita e hëne, ku të dy ndeshjet janë të fundit për këtë fazë të eliminatoreve në “Katar 2022”.
Listën e lojtarëve të publikuar nga trajneri Edoardo Reja e gjeni më poshtë.
Portier: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Gentian Selmani
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Albi Doka, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Kastriot Dermaku, Enea Minaj, Ermir Lenjani, Lorenc Trashi, Frederic Veseli, Erjon Hoxhallari
Mesfushor: Qazim Laçi, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Odise Roshi, Endri Çekiçi, Nedim Bajrami
Sulmues: Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni