Loading…

Rekord botëror: 91.1 milionë dollarë për një lepur |PAMJE

  • 16/05/2019 | 14:05

Rekord botëror: 91.1 milionë dollarë për një lepur |PAMJE

Shënohet një rekord botëror, me vlerë prej 91.1 milionë dollarë për skulpturën e “Lepurit”, trasnmeton Gazeta Metro.


Një skulpturë e artistit amerikan, Jeff Koons është shitur për 91.1 milionë dollarë, duke shënuar kështu çmimin më të lartë të nje vepre arti të shitur për ndonjë artist gjatë kohës që ai jeton.

Shtëpia e ankandit, Christie në Nju Jork bëri me dije se çmimi i shitjes është rreth 20 milionë dollarë më i lartë sesa ishte planifikuar.

Skulptura ka përfunduar më 1986, titullohet “Lepuri” dhe konsiderohet një nga veprat e artit më të famshme të shekullit 20.

Ajo është krijuar me çelik dhe është 104 centimetra e lartë dhe në të shihet një lepur duke ngrënë një karrotë.

E përditshmja “The New York Times” ka raportuar se Robert E. Mnuchin, babai i Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, është personi që e ka blerë, ndërsa rekordi paraprak ishte shënuar në muajin nëntor të vitit 2018, pasi vepra e piktorit britanik, David Hockney, ishte shitur për 90.3 milionë dollarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë