Loading…

Rekord i rasteve me Covid-19, disa shkolla ndalin mësimin

  • 31/10/2020 | 22:46

Rekord i rasteve me Covid-19, disa shkolla ndalin mësimin

Në Gjimnazin “ Ahmet Gashi” 17 nxënës dhe 5 mësimdhënës rezultojnë të infektuar me Covid 19.


Gjithçka është e qetë dhe nuk ndihen hapa të nxënësve. Korridoret dhe klasat e gjimnazit ‘’Ahmet Gashi” në kryeqytet janë të zbrazura e nuk po zhvillohet mësimi pasi është ditë fundjave.

Por, kjo gjendje qetësie në këtë shkollë do të vazhdojë të mbizotërojë edhe në dy javët e ardhshme.

Kjo pasi që në këtë shkollë 5 mësimdhënës dhe 17 nxënës kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Ai thotë se duke pasur parasysh rrethanat në të cilat gjendemi, ka qenë i përgatitur për këtë situatë. Një vendim të njëjtë para disa javësh kishte marrë edhe shkolla Fillore “Pjeter Bogdani”.

Por prej së hënës në këtë shkollë nxënësit do t’u kthehen bankave të shkollës. Kështu i thanë televizionit nga kjo shkollë.

E nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pohojnë se nuk do të ketë mbyllje të shkollave në vend. Diellza Kukaj, këshilltare e Ministrit të Arsimit, Ramë Likajt, tha për televizionin se po monitorojnë situatën me rastet nëpër shkolla.

As ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të shtunën nuk ka përmendur mundësinë e mbylljes së shkollave për shkak të shtimit të rasteve pozitive me Covid 19.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë