Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka vendosur rekord të ri sa i përket fluksit ditor të pasagjerëve dhe fluturimeve.
“Më 17 gusht 2026, TIA shënoi ditën më të ngarkuar në historinë e tij, me 60.291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda vetëm 24 orëve”, kumtoi TIA.
Sipas të njëjtit burim, gjatë kësaj dite 32 kompani ajrore e lidhën Tiranën me 79 destinacione në vende të ndryshme të botës.
Italia, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Turqia dhe Belgjika janë vendet kryesuese për sa i përket numrit të pasagjerëve. I madh është edhe numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi që përdorin këtë aeroport.
Një tjetër ditë rekord për TIA-n, e cila pasqyron rritjen e vazhdueshme të trafikut ajror dhe zgjerimin e lidhjeve të Shqipërisë me botën”, theksoi TIA.