Loading…

Rektori Naser Sahiti : Universiteti i Prishtinës më i miri në hapësirën shqipfolëse

  • 12/08/2022 | 18:03

Rektori Naser Sahiti : Universiteti i Prishtinës më i miri në hapësirën shqipfolëse

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, të premten ka deklaruar se Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’  është më i mirë në gjithë hapësirat shqipfolëse dhe këtë e tregon edhe rankimi.


Në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, Rektori Naser Sahiti, thotë se UP-ja renditet më keq sesa universitetet e tjera të rajonit, por që është universiteti më i mirë në hapësirën shqipfolëse, përfshirë këtu edhe Universitetin e Tiranës.

“Është një indikator, por nuk mund të nxjerrësh një përfundim saktë se po punon mirë ose keq një universitet”, ka thënë Rektori.

UP-ja dhe universitetet e tjera të Kosovës vazhdojnë të rënditen poshtë për nga cilësia e universitetit në matjet e ndryshme.

Edhe pse rënditjen nuk e she si matjen përfundimtare të cilësisë, Sahiti thotë se UP-ja është e interesuar që të përmirësohet dhe të ngritët më lart në renditjen e universiteteve.

Rektori i Universitetit në Frontal ka folur edhe për gjendjen e UP-së në përgjithësi, interesimin e studentëve, numrin e pranuar për këtë vit akademik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë