Loading…

Rëmbehet një shqiptare bashkë me djalin e saj 3 vjeçar në Gjermani

  • 11/06/2021 | 13:54

Rëmbehet një shqiptare bashkë me djalin e saj 3 vjeçar në Gjermani

Ende nuk ka asnjë gjurmë të nënës së zhdukur Nasibe K. 34 vjeç dhe djalit të saj Benit të vogël 3 vjeçar në Gjermani dhe policia gjermane dyshon se ish-bashkëshorti ka si synim që pas rrëmbimit t’i kthejë ata në Shqipëri.


Gruaja me origjinë nga Shqipëria dhe djali i saj u rrëmbyen në Meckenheim me urdhër të babait të të miturit Blerim K. (39) shkruajnë mediat gjermane. Ndërkohë që hetuesit theksojnë se kemi të bëjmë me një plan të sofistikuar rrëmbimi.

“ Meqenëse burri e dinte që hetuesit shpejt do të dyshonin tek ai dhe do ta identifikonin atë si organizatorin e rrëmbimit, dy ndihmësit rrëmbyen dhe larguan shpejt ish-bashkëshorten dhe të birin.

Gruaja dhe djali u tërhoqën me dhunë në një makinë të bardhë në rrugë pranë shtëpisë ku banonte e ëma me të birin të të enjten në mëngjes. E gjithë skena u pa nga një dëshmitar.

Nëna dhe fëmija i saj teksa qëndronin në stacionin e autobusit përballë shtëpisë së familjes. Papritmas një Audi i bardhë ndaloi para tyre dhe dy persona morën me dhunë gruan dhe fëmijën, duke i tërhequr brenda në automjet. Nëna bërtiti me të madhe për ndihmë dhe pastaj Audi u largua me të dy.

Pavarësisht se po zhvillohet një kërkim në shkallë të gjerë, ende nuk ka asnjë gjurmë të asnjërit prej tyre!

Në policinë e Bonit, një komision hetimor në koordinim të ngushtë me zyrën e prokurorit publik mori përsipër hetimet e mëtejshme dhe koordinimin e masave ndërkombëtare të kërkimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë