Loading…

Rendësia e D-Dimereve tek pacientët me COVID-19

  • 13/01/2021 | 18:01

Rendësia e D-Dimereve tek pacientët me COVID-19

Nga Dr. Kujtim Veseli dhe Dr. Naim Mehmeti


D-dimerët janë proteina plazmatike të cilat tregojnë rritje të vlerave në rast të prezences së trombeve (mpiksjes së gjakut) në enët e gjakut. Vlera të ngritura vërehen edhe në rast të inflamacioneve, infeksioneve, pas lendimeve, pas operacioneve, tek mosha e shtyrë etj.

Prania e trombeve në arterie apo vena mund të shkaktojë bllokimin e enëve të gjakut dhe si pasojë mund të vjen deri tek çrregullimi i furnizimit të organeve me gjak. Në rast të mbylljes së arterieve kjo mund të manifestohet me simptoma si p.sh. sulm ne tru (infarkt i trurit), infarkt i zemrës, pamjaftueshmëri e furnizimit me gjak të gjymtyrëve dhe organeve tjera të mbrendshme e njohur si iskemi.
Mpiksja (tromboza) e gjakut në venat e thella të këmbëve paraqet poashtu një komplikim të mundshëm. Si rrezultat i qarkullimit të trombeve nga venat në anën e djathtë të zemrës dhe vendosja e tyre në arteriet e mushkërive (pulmonare), mund të qojë deri tek e ashruquajtura embolia pulmonare, e cila në disa raste mund të ketë edhe ecuri fatale.

Pacientët e infektuar me COVID-19 tek të cilët hospitalizimi është i nevojshëm, D-dimerët duhet të jenë pjesë e diagnostifikimit fillestar laboratorik. Në bazë të ecurisë klinike këto vlera duhet të kontrollohen rregullisht gjatë hospitalizimit.

Vlerat e D-dimereve mund të jenë të ngritura në 40% – 60% të rasteve tek pacientët e hospitalizuar me COVID-19. Këto vlera mund të shoqërohen edhe me një prognozë jo të favorshme për pacientin.

Në shumë studime, tek pacientët e infektuar me COVID-19 është vërtetuar një tendencë e shtuar e mpiksjes së gjakut (trombozë/emboli), mirëpo tek këta pacientë vlerat e ngritura të D-dimereve vijnë poashtu si rrezultat i zhvillimit të proceseve inflamatore në organizëm pa prezencën e një tromboze apo embolie.

Pëmes D-dimerëve të ngritura nuk diagnostikohet tromboembolia venoze ose embolia pulmonale.
Nëse klinikisht ka dyshim, atëherë preferohët të bëhet sonografia e venave, ekokardiografia e zemrës apo CT-angiografia.

Në mungesë të kundërindikacioneve, pacientët e hospitalizuar me COVID-19 duhet të trajtohen me Heparin në dozë profilaktike standarde.

Pacientët me faktorë shtesë të rrezikut për tromboemboli venoze si p.sh. Obeziteti (BMI> 35 kg / m2), trombozë venoze paraprake, sëmundje tumorale, trombofili si dhe pacientët në kujdesin intensiv, në rast të ngritjes së vlerave së D-dimerëve (> 2-3 mg /l), nëse rreziku i gjakderdhjes është i ulët, sygjerohet trajtimi me Heparin në dozë më të intensifikuar (dozim terapeutik).

Tek pacientët me faktorë shtesë rreziku për tromboemboli venoze, sygjerohet vazhdimi i trajtimit me antikoagulans deri ne 30 dite pas hospitalizimit.
Pacientët ambulant COVID pozitiv të cilët kanë simptome të lehta dhe janë mobil, përcaktimi i D-dimereve si dhe trajtimi me antikoagulans (thollues të gjakut) me doze profilaktike nuk është patjetër i nevojshëm.

Dr. med. Naim Mehmeti
Kryemjek udhëheqës,
Internist Angiolog
Spitali Kantonal Winterthur, Zvicër

Dr.med. Kujtim Veseli
Kryemjek,
Kirurg vaskular
Spitali Kantonal Winterthur, Zvicër

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë