Kosova si gjithmonë në sportin e xhudos qëndron në pozitat më të larta kur bëhet fjalë për medaljet e fituara. Për momentin Kosova në Lojërat Mesdhetare është në pozitën e dytë me katër medalje të fituara deri më tani nga xhudistët/et kosovarë, transmeton Gazeta Metro.
Ditën e djeshme filluan garat në sportin e xhudos në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë dhe menjëherë filluan sukseset nga xhudistët/et kosovarë.
Në radhitjen momentale të shteteve me më shumti medalje në xhudo është Spanja, e cila ka fituar dy medalje të arta, një të argjendtë dhe dy të bronztë.
Një medalje më pak të fituar e ka Kosova, të cilës i mungon vetëm medalja e argjendtë për dallim nga Spanja, por në këtë renditje e ka lënë prapa Serbinë.
Ata janë në pozitën e tretë me vetëm tre medalje deri më tani, një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Vlen të theksohet se edhe pse shtete si Franca, Italia dhe Tunizia kanë fituar nga katër medalje, ato nuk kanë të fituara asnjë të artë dhe për atë arsye janë në vendet më poshtë. /gazetametro.net