Loading…

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, pas javës së 27’të: Vazhdon kryesimi nga Drita

  • 29/06/2020 | 21:14

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, pas javës së 27’të: Vazhdon kryesimi nga Drita

Sot (e hënë) janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 27’të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Metro.


Ballkani arriti fitore të lehtë në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultatin 3-1.

Derbi i zhvilluar mes Gjilanit dhe Llapit përfundoi baras, me rezultatin 2-2. Një rezultat që nuk i konvenoi aspak Gjilanit, në garën për titull.

Ndeshja e tretë u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku Prishtina e fitoi më lehtë seç pritej derbin ndaj Feronikelit me rezultatin 3-1.

Pas javës së 27’të, Drita vazhdon kryesimin në tabelë me +4 pikë diferencë më Prishtinën që renditet në pozitën e dytë.

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës:

/gazetametro.net/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë