Loading…

Rëndohet situata në Spitalin e Pejës: 4 pacientë në gjendje të rëndë nga koronavirusi

  • 26/10/2020 | 09:00

Rëndohet situata në Spitalin e Pejës: 4 pacientë në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Spitali Regjional i Pejës njofton se 25 pacientë me COVID-19 po trajtohen në këtë spital dhe 4 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Metro.


Kjo u bë e ditur përmes raportit nga spitali, në të cilin thuhet se 17 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe katër nga ta janë në gjendje më të rëndë.

”Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 611 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

17 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 13 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 17 foshnje, 9 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore.

422 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,771 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 16 Operacione.

Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë