Loading…

Rënie në çmimin e imputeve bujqësore

  • 15/11/2020 | 08:09

Rënie në çmimin e imputeve bujqësore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e çmimeve të inputeve dhe çmimet në bujqësi për tremujorin e tretë të këtij viti, ku thuhet se indeksi i përgjithshëm i inputeve ka rënie për -2.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.


ASK nëpërmjet një njoftimi thotë se ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.

Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK.

“Prodhimet që krijojnë bazë për Indeksin e Çmimeve të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2). Brenda grupit Input 1, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtje e materialeve, mirëmbajtje e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. Kurse, sa i përket Input 2, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punë të tjera, përveç përmirësimit të tokës). Në tremujorin e tretë të vitit 2020, indeksi i Input 1 ka rënie për (-4.1%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Kurse, indeksi i Input 2 ka rënie për (-0.2%. )”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm i inputeve 1 dhe ka rënie për -2.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë