Loading…
Reperi i njohur ndërkombëtarisht kërkon bashkëpunim me këngëtaren nga Kosova
  • 20/03/2019 | 16:47

Reperi i njohur ndërkombëtarisht kërkon bashkëpunim me këngëtaren nga Kosova

Reperi i njohur ndërkombëtarisht, Kanye West, ka shprehur dëshirën që të bëjë një këngë me këngëtaren nga Kosova, Dua Lipa, transmeton Gazeta Metro.


West dëshiron që Lipa të jetë pjesë e albumit të tij “Yandhi” pasi ai është mahnitur nga zëri i saj dhe prandaj ka kërkuar përfshirjen e saj në projektin e ri.

Burime pranë këngëtarit për mediat e huaja kanë thënë: “Kanye është i impresionuar me zërin e Duas dhe ai e di se ajo është shumë e kërkuar në industri. Ajo ka punuar me Calvin Harris dhe ai e pa se sa shumë ka ecur kjo këngë. Ai mezi po pret që ta bëjë Duan pjesë e albumit të tij të ardhshëm”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë