Reperi shqiptaro-amerikan, Arian Asllani që mban emrin artistik Action Bronson, konfirmoi ardhjen në Kosovë.
Ai do performoj në festivalin Sunny Hill, ku do të jetë pjesë Dua Lipa dhe shumë emra të tjerë të muzikës.
Artisti postoi një video-mesazh në Instagram me anë të cilit flet edhe shqip duke siguruar fansat se do të jetë pjesë e festivalit.
“Po vij, besoni”, thotë ai në gjuhën angleze derisa tregon se po ushtron me biiklet.
“Kqyre, kqyre” thotë pastaj ai në shqip.
“Hajde shihemi në Prishtinë”, është shprehur në fund ai. /gazetametro.net